Gjendet një fëmijë i humbur në Tiranë/ Bëhet apel për qytetarët: Kush e njeh të njoftojë prindërit

Ditën e sotme në zonën e Saukut është gjetur një fëmijë i vetëm.

8-vjeçari mban mend vetëm emrit e të atit. Fëmija është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë afruar pranë një lokali në lagjen e quajtur “Çoallaku”.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i vogli ka me vete vetëm një çantë ngjyrë blu. Kryetari i njësisë bashkiake nr.2, Florian Pullazi ka bërë me dije se vogëlushi aktualisht ndodhet në Komi sariatin Nr.1 në Tiranë.