Gjermania zhgenjehet nga cmimet e larta ne Shqiperi. Ne Spanje 349 euro paketa per person

Këtë vit Shqipëria është përballur me një fluks të madh turistësh nga e gjithë bota.

Por a kanë mbetur të kënaqur me shërbimet dhe çmimet, këtë na e tregon një turiste gjermane.

Turistja ka treguar për JOQ ALBANIA se në Shqipëri është përballur me çmime shumë të larta edhe pse ka qenë disa herë në vendin tonë.

Ajo e krahason Shqipërinë me Spanjën duke thënë se atje për një paketë 7 ditore ku përfshihej fluturimi, akomodimi në një hotel me pamje nga deti ka paguar vetëm 349 euro për person. Por krejt e kundërta ka ndodhur në Shqipëri ku thotë se vetëm për shpenzimet e hotelit ka paguar 550 euro, pa përfshirë asgjë tjetër.

Ajo thotë se vetë do të kthehet sërish në Shqipëri pasi ka burrin shqiptar, por nuk mund të thotë të njëjtën gjë për prindërit e saj që nuk janë ndjerë aspak të mirëpritur nga këto çmime të larta. Gjithashtu thotë se me çmimin që kanë paguar në Shqipëri vetëm për akomodimin, në vende të tjera mund të marësh paketa all inclusive (gjithçka e përfshirë).

Mesazhi i turistes:

Jam përballur me çmime shumë të larta në Shqipëri. Unë jam nga Gjermania … kam qenë në Shqipëri disa herë.. por sinqerisht pushimet e mia të mëparshme në Spanjë ishin mjaft më të lira se në Shqipëri

Ne kishim një paketë gjithë përfshirëse për 7 ditë duke përfshirë fluturimet dhe një akomodim në plazh me pamje nga deti për 349 €/ person në Spanjë. Në Shqipëri vetëm shpenzimet për hotelin ishin 550 € pa asnjë gjë tjetër shtesë. Ne e duam Shqipërinë dhe unë ende po vij sepse burri im është shqiptar por prindërit e mi nuk ndihen aspak të mirëpritur me këto çmime të larta. Me çmimet që duhet të paguajnë në Shqipëri vetëm për akomodimin, ata marrin oferta all inclusive në të gjithë botën.