Gold AG bëhet baba për 28 Nëntor por do cuditeni se cfar emri i ka vendosur djalit

Gold AG eshte bërë prindër për herë të parë. Bashkëshortja e Arian Agushit ka sjellë në jetë një djalë dhe ata jane shume te lumtur se bashku.

Goldi me anë të një postimi në Instagram, teksa njofton se vogëlushin e pagëzoi me emrin Gueril nje emer i vecant dhe shume i bukur por me e bukura eshte se ai ka lindur ne 28 nentor.

Ja dhe postimi i plot:
“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, ka shkruar Goldi