Graniti i tregon Fifit për marrëdhënien që ka jashtë/ Ajo habit me reagimin: Ja si ja kthen ajo

Prej kohesh ne rrjet eshte aluduar se Graniti ka nje lidhje jashte shtepise se Big Brother dhe kjo ka qene edhe arsyeja qe ai ka mbajtur qendrim kundrej Fifit. E ndonse e lane se mes tyre se jane thjesht miq, mbremjen e djeshme Graniti i ka hapur zemren ku i ka treguar per vajzen ne fjale.

Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua”, tha Graniti i prekur, që më pas foli më shumë për vajzën pejane që i ka vjedhur zemrën.

“Është nga Peja por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di per të, dhe motra e saj. Babi i ka vdekur”, i tha Graniti Fifit.

Ndërkohë, këngëtarja, e befasuar nga deklarata e tij, e pyeti pse nuk e kishte treguar që në fillim, para se të krijonin aq shumë afrimitet.

“Nuk e thashë sepse është shumë complicated marrëdhënia. Megjithatë unë ia kam rrëfyer sot edhe ‘Vëllait të Madh’”, tha Graniti.

Në fund të bisedës, Fifi i tha se tani ajo do të sillej edhe më keq, me vajzat në shtëpi,kryesisht hyrjet e reja, që mund t’i afrohen Granitit, duke mos e kursyer edhe ironinë.

“Po ti t’keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, tha Fifi, mesa duket referuar Sarës, për të cilën para rrëfimit të Granitit, shprehu hapur xhelozinë.