Greqia më në fund shfaq datën, ja kur rihapen kufijte me Shqipërinë

Qeveria greke ka nxjerr sot nje njoftim ku thuhet se më date 15 maj do të rihapen serish kufijtë tokësorë dhe detarë mes Shqipërisë dhe Greqise për këmbësorë dhe automjete.

Kjo eshte bere e ditur nga ministrit grek i Transportit, i cili thekson se deri në 15 maj, te gjitha linjat tokësore apo detare me këto vende do vazhdojne te jenë te mbyllura. Nderkaq nuk lejohet as qarkullimi i mjeteve turistike, skafe, jahte, etj., në të gjithë territorin dhe ujërat greke.

Por ketu përjashtim bëjnë vetëm shtetasit me pasaporta shqiptare të cilët shkojne për në Shqipëri dhe anasjelltas, shtetasit me pasaporta greke që hyjnë në Greqi, por edhe këta, vetëm nese kanë deklaratë dhe autorizim nga ambasada e vendit përkatës.

Ndërsa per mjetet e transportit do te vazhdojë normalisht qarkullimi i kamioneve të mallrave me këto dy vende per biznese

Ky vendim nga pala greke vlen gjithashtu edhe për me Italinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sakaq linjat ajrore i kanë ndërprerë te gjitha fluturimet, por Aegean Arilines njoftoi se më datë 1Maj nis fluturimet Tiranës-Athinë dhe anasjelltas.