Greqia njofton rregullat te reja për kalimet kufitare me Shqipërinë

Shteti fqinj Greqia ka rinovuar masat e reja kufizuese me Shqiperine , Maqedonine e veriut, dhe Turqine.

Duke iu referuar njoftimit te fundit te Ministrise Greke te Shendetesise jane ne fuqi ende masat kufizuese per stetasit shqiptare qe deshirojne te udhetojne per qellime turistike ose per ata qe nuk kane leje qendrimi.

Prandaj deri ne 12 Tetor kane te drejte te hyjne ne Greqi vetem shtetasit shqiptare me leje qendrimi, jomogjenet greke, shtetasit me pasaporte greke dhe punonjesit sezonale.

Ndersa edhe ne kufi do te kete akoma kufizime ne numrin e personave qe kalojne nga Kakavija deri 750 veta dhe nga Kapshtica deri ne 300 persona.

Madje udhetaret duhet te kene edhe formen PLF te plotesuar jo me 24 pak se 24 ore perpara udhetimit si edhe te kene testin PCR negativ jo me shume se 72 ore perpara udhetimit, te ndjekur gjithmone nga karantina 7 ditore,

Sipas burimeve nga Ministria e Shendetesise masat kufizuese qe jane deri ne 12 tetor priten te shtrengohen edhe me shume pasi ne Greqi ka rritje te numrit te ri te infeksioneve me koronavirus, çka ka shtuar zërat per masa kufizuese shtese, me qellim shmangien nje ‘lockdown’ te dyte.