Qeveria greke ka njoftuar se ka shtyre deri ne 30 nentor masat kufizuese me Shqiperine duke u nisur nga te dhenat e fundit te situates epidemiologjike.
Keshtu sot Ministria e Jashtme e Shqiperise ka nere njoftimin e ri.
Sipas njoftimit:
“Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në Greqi.
Çertifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.
Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.
Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek.
Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.”