Grida Duma ‘e djeg’ në dasmën e motrës, pamje nga ahegu

Teksa mbrëmjen e djeshme zhvillohej protesta e opozitës, ku ishin mijëra persona në shesh, te Hotel Rogner, shumë pranë protestës, martohej motra Grida Dumës, ish-deputetes së PD-së. Disa pamje me dron tregonin se në hotelin “Rogner” po zhvillohej një dasmë. Tavolinat elegante rreth pishinës dhe personat që lëviznin ranë shumë në sy nga pamjet me dron.

Mësohet se mbrëmë u martua Greis Duma me Alirion Lirin dhe dasma pati rreth 200 të ftuar. Geris ka studiuar dhe jetuar në SHBA por vendosi që dasmën ta bënte në atdhe, ku nuk mungoi as muzika tradicionale e Shqipërisë së mesme.

Në videon e mëposhtme kemi pamje që janë të publikuara nga Newsbomb, ku në të ka momente nga dasma.

Theksojnë se Grida Duma shfaqet me një fustan të zi elegant që i nxjerr në pah dekoltenë. Po kështu edhe motra e saj shfaqet duke kërcyer me dhëndrin nën ritmet e muzikës popullore. Ndërsa si këngëtare kanë përzgjedhur Valbona Memën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *