Grida Duma largohet nga mandati dhe behet moderatore. Ja ne cilen Tv do ta shikojme nga e hena ne te enjte

Grida Duma lë mandatin për TV.

Burime konfidenciale pranë PD-së flasin për një skup të madh mediatik.

Mësohet se Grida Duma do të lerë mandatin si deputete për t’u bërë moderatore në Top Channel.

Bëhet fjalë për emisionin politik në ‘prime-time’, vend i lënë bosh nga Sokol Balla.

Degradimi i opozitës së Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe animi i gabuar i Gridës në momente decisive, ndryshoi komplet rrjedhën e karrierës me pritshmëri të larta të ‘Giorgia Melonit’ shqiptare.

Sic duket, politika nuk është më arena e famës për gratë e bukura, pasi bota surreale e medias, po aq sa politika, ka filluar t’i joshë më shumë.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm t’ju njoftojmë se: Çdo të Hënë dhe të Enjte, ora 21:00, jeni me Grida Dumën, live në Top Channel. /Pamfleti