Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gruaja nga Fieri nxjerr në pritë bashkëshortin për ta vrarë i dashuri.

Personat që shihni në foto janë Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, të cilët janë shpallur në kërkim nga blutë e Fierit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin plagosën një 40-vjeçar i identifikuar si Gledi.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Pas një operacioni që zgjati disa orë nuk është mundësuar heqja e një plumbi në bark.

Ngjarja e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në qytetin e Fierit në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi”. Klement Beqaj, shkoi në lokalin ku ndodhej 40-vjeçari dhe e qëlloi me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve, Beqaj i mbështeti pistoletën në trup dhe e goditi, ndërkohë mësohet se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja e pranishme ka qenë edhe ish-bashkëshortja e 40-vjeçarit, Melisa Beluli e cila dyshohet se është partnerja e autorit.

Pas ngjarjes Melisa Beluli u largua drejt Patosit së bashku me partnerin e saj, Klement Beqaj, ndërkohë 40-vjeçari është duke “luftuar” prej ditësh për jetën në Spitalin e Traumës.

Dyshohet se ajo mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjen e rëndë, duke ndihmuar autorin që ta nxirrte viktimën në pritë, duke e informuar për lëvizjet e ish-bashkëshortit të saj.

Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se 40-vjeçari i cili sipas dëshmitarëve është një baba shembullor dhe punëtor, u qëllua para syve të fëmijës së tij 10-vjeçar.

Policia i ka shpallur në kërkim dy të rinjtë dhe ka kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve të cilët nëse i shohin të lajmërojnë autoritetet në numrin 129.