“Gueril dhe Front”, pas djemve, Gold AG zbulon emrat e veçantë që ka zgjedhur kur të bëhet me vajzë

Gold AG është baba i dy djemve dhe ai është komentuar pafund për emrat që ka zgjedhur t’i pagëzojë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi arsyet pse djemtë i ka quajtur Gueril dhe Front.

“Gueril ka lind më 28 Nëntor 2020, ditën e flamurit, arsyeja ka qenë se ushtria çlirimtare e Kosovës dhe ne si popull kemi pasur luftë guerile.

Ka pasur edhe frontale, por shumica ka qenë l guerile, sidomos UÇK në Kosovë, Adem Jashari ka qenë gueril dhe ka lind më 28 nëntor kështu që shumë gjëra janë lidhur që ja vendosa këtë emër.

Për emrin Front, e kisha iden kur e kuptova që fëmija i dytë do të ishte djalë prap.

Front është tipik emër shqip dhe i duhet Guerilit, as ai nuk bën dot pa një Front dhe as Fronti nuk bën dot pa një Gueril”, u shpreh Goldi.

Më tej, i pyetur se si do ta quajë vajzën në të ardhmen, ai tregoi tre emra me shumë kuptim që ka qejf.

“Fëmija i tretë nëse do zoti kam qejf të jetë vajzë, por edhe nëse është djalë është i mirëseardhur, unë i dua shumë emrat e vajzave dhe ka shumë që i pëlqej, por tre që kam unë në mendje që kam qejf me pas fëmija im është Medina, Janina ose Ilirida, nuk e di tani a bëhen këto, a nuk bëhen veç këto të treja i kam qejf, që i dua shumë”, ka thënë reperi.