Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë eshte shprehur se virusi i koronavirusit eshte gjetur prej kohesh ndaj ky eshte nje grip si te gjithe te tjeret.
Profesori thote se klorokina ishte efikas in vitro kundër këtij koronavirusi të ri dhe vlerësimi klinik i bërë në Kinë e konfirmoi një gjë të tillë ».
Ky eshte nje virus i lehte si te gjithe te tjeret dhe ai do te kete nje fund te shpejte.
Artikulli i botuar online më 19 shkurt nxjerr rezultatet e një testi klinik të bërë në më shumë se dhjetë spitale kineze në Wuhan-epiqendra e epidemisë- Pekin e Shangai për të parë « efikasitetin e klorokinës në trajtimin e pneumonive që shoqërojnë koronavirusin ose Covid-19″.
Rezultatet e deritanishme të vëzhguara te mbi 100 pacientë kanë treguar se fosfati i klorokinës është më efikas se trajtimi i marrë nga një grup krahasues për të penguar avancimin e pneumonisë, për të përmirësuar gjendjen e mushkërive, në mënyrë që pacienti të rikthehet në negativ ndaj virusit, si dhe për të shkurtuar kohën e sëmundjes”, saktësojnë studiuesit kinezë.
Ky lajm është akoma më interesant duke ditur se “klorokina është një medikament që kushton lirë dhe nuk ka efekte të dëmshme, si dhe është përdorur që prej 70 vjetësh, thekson artikulli. Sipas kërkuesve kinezë një mjekim me 500 mg klorokinë në ditë për dhjetë ditë rresht është i mjaftueshëm.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm : ilaçi është shumë i lirë », shprehet profesor Raoult për AFP-në, duke përgëzuar punën e kërkuesve kinezë në gjetjen e një medikamenti efikas, një mënyrë kjo më urgjente sesa kërkimi i një vaksine, e cila nuk do të ishte e mundur para disa muajsh. I pyetur nga BFMTV nga Roma për këtë trajtim, ministri francez i Shëndetit, Olivier Veran, ka konfirmuar nga ana e tij se kishte biseduar për këtë disa herë me Didier Raoult :