Harrojeni fëmijën e dobët e të veshur keq, nuk ua merr mendja se si ka ndryshuar Alvini. Ja shnderrimi i tij

Thuajse të gjithë shqiptarët u njohën me të voglin Alvin Berisha, i cili në muajin nëntor u shpëtua falë ndërhyrjes së mediave italiane nga kampi i tmerrshëm “Al Howl”, ku qëndronte prej disa muajsh në gjendje mjaft të vështirë shëndetësore. Ai është vendosur tashëm në familjen e tij, pranë të atit dhe motrave, ku duket se ka gjetur qetësinë dhe paqen.

Familja e Alvinit jeton në Itali, ku i vogli edhe është kuruar për problemin që kishte me këmbën. Në fotot e shpërndara në rrjet, Alvini shfaqet si një fëmijë i shëndetshëm, që e ka marrë tërësisht veten nga tmerri i kaluar disa muaj më parë.

Ajo që bie në sy në fotot e tij, është buzëqeshja vesh më vesh që nuk i ndahet nga fytyra. Alvini e ka marrë veten dhe nga një fëmijë i veshur keq e i dobët, tashmë shndrrin nën petkun e rrobave të pastra e të reja. Trupi i është shëndoshur e mbushur, ç’ka tregon mirëqenien pranë të atit.

Historia e Alvin Berishës na preku te gjitheve pasi babai i tij Afrim Berisha po e kërkonte ate që prej vitit 2014 pasi e ëma e mori te vogel dhe braktisi familjen me te cilen jetonin prej vitesh në Itali dhe shkuan në kampin Al Haël në Siri

Alvini mbeti i vetëm me nenet dhe prapa la babin dhe dy motrat ne Itali. Por pasi atje ngjarjet vijonin ai mbeti i vetem sepse e ema nderroi jete.

Megjithate I ati nuk reshti kurre se kerkuara qe djali t`i kthehej ne shtepi.

Dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, falë emisionit investigativ “Le Iene” ai arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të takohen mes lotësh.

Pastaj Alvini u takua edhe me motrat dhe gjyshit te cilet e priten me mall per 5 vite.

Ai tashme do t`ju habisi me pamjen e re sepse eshte bere nje djalosh buçko e me nje buzeqeshje te bukur