Përbërësit
1/2 lt ujë
300 gr sheqer
250 gr niseshte
30 ml vaj
arra
bajame
kanellë pluhur
Përgatitja
1
Në një tenxhere shtoni ujin, sheqerin dhe përzieni në mënyrë që sheqeri të tretet. Shtoni niseshten dhe përzieni me shpejtësi në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
2
Vazhdoni të përzieni derisa të trashet dhe të krijohet një masë kremoze e trashë.
3
Shtoni vajin dhe përzieni sërish.
4
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas ndajeni hasuden me lugë dhe vendoseni në pjatë.
5
Sipër shtoni arra, bajame, dhe kanellë.
6
Ju bëftë mirë!