Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Historia e pabesueshme e Julit dhe Xhevaires, nëna gjen vajzën pas 42 vitesh

Një histori gati e pabesueshme, ajo e Julit dhe Xhevaires. Nëna ka gjetur për herë të parë vazjën me të cilën ishte ndarë 42 vite më parë.

Një dashuri e parealizuar e Xhevaires ne ate kohe 15 vjecare, solli në jetë një vajzë të cilën ajo e pagëzoi me emrin Juli. Familja e Xhevaires e ka të vështirë ta pranojë këtë lidhje, ndaj fëmija lindi në një nga institucionet e kohës dhe qëndroi aty, pavarësisht se nëna biologjike e shihte cdo ditë dhe e ushqente.

Djali me të cilin Xhevairja ishte dashuruar, njëkohësisht edhe babi i Julit humb jetën për shkak të një sëmundjeje vetëm pak ditë pas ardhjes së vogëlushes në jetë.

Në këto kushte, pa dijeninë dhe pa miratimin e nënës, Julia birësohet në një familje në Fier dhe pavarësisht kërkimeve të nënës së saj, takimi i tyre u mundësua vetëm pas 42 vitesh ne studion e programit “E diela shqiptare”.