Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ky eshte sekreti qe kuzhina juaj te mbaje gjithmone arome te mire.

Edhe në qoftë se përpiqeni ta mbani kuzhinën gjithmonë të pastër, kur gatuani qepë ose hudhra aroma që lëshojnë do të mbetet jo vetëm në duart tuaja, por do të përhapet në të gjithë kuzhinën. Kështu, kjo do t’ju bëjë të ndiheni keq sepse edhe pas pastrimit të saj do të mbizotërojë një aromë shumë e pakëndshme

Por, ka një mënyrë shumë interesante që zhduk të gjitha erërat e këqija nga kuzhina dhe nga çdo ambjent i mbyllur i shtëpisë ose zyrës tuaj

Përbërësit:

3 lugë gjelle zbutës rrobash

3 gota ujë të nxehtë

1 lugë gjelle sodë buke

Një shishe sprai bosh

Përgatitja dhe përdorimi:

Shtoni fillimisht zbutësin në një shishe sprai bosh. Hidhni ujin e nxehtë dhe më pas sodën e bukës. Tundeni shishen mirë në mënyrë që të kombinohen të gjithë përbërësit me njëri-tjetrin

Spërkatni me të të gjithë hapësirën e kuzhinës ose ambjente të ndryshme në shtëpinë tuaj. Kështu aroma e shtëpisë dhe kuzhinës tuaj veçanërisht, do të jetë gjithmonë e freskët dhe e këndshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *