Humb betejen me kancerin diten e sotme babai i Ronaldo Sharka

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka ka humbur të atin pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ronaldo ka publikuar një foto ku shihet duke i shtrënguar dorën babait. “Pusho i qetë në botën tjetër bab”, ka shkruar moderatori krahas fotos shoqëruar me një zemër të thyer.

Kujtojmë se pak kohë më parë i ati e surprizoi Ronaldon në “Big Brother VIP”, një takim mes lotësh dhe emocionesh të forta.