Kengetarja Traci Braxton eshte ndare nga jeta diten e sotme.Ajo ishte 50 vjec dhe nje nga zerat me te bukur.
Sipas CNN, lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, ku ai poston ne rrjete sociale lajmin.
“Me keqardhjen më të madhe ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të motrës sonë, Traci, e cila ishte një dritë e ndezur, një vajzë e mrekullueshme, një motër e mrekullueshme, një nënë e dashur, grua dhe një interpretuese e respektuar. Do të na mungojë shumë. Kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë”, thuhet në këtë deklaratë.
Traci ka lindur në prill të vitit 1971 në familjen e famshme Braxton. Disa nga hitet e saj janë: “Last Call”, “Broken Things” dhe “Lifeline”.