Humb jeten mbremjen e sotme ne Tirane 17-vjecari

TIRANE- Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen ne Baldushk, Tiranë ku mesohet se nje 17 vjecar ka humbur jeten.

Makina qe drejtonte 17 vjecari eshte perplasur me bordurat anesore dhe me pas ka humbur jeten. Shpejtesia ka qene e madhe dhe kjo ka bere qe te humbi kontrollin e mjetit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.