Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

I dha leke policit ne Rinas, por nuk e dinte qe po filmohej, ja cfare i ndodhi

Nje qytetar ka perfunduar ne pranga diten e sotme pasi kerkoi të korruptonte punonjësit e policise kufitare ne Rinas.

Njoftimi i Policise se Shtetit:
Rinas
Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, vihet në pranga një shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. F., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas, gjatë përpunimit të linjës ajrore, është paraqitur pranë gabinave të daljes, së bashku me kunatën e tij, e cila kishte mungesë dokumentacioni, dhe për të shmangur refuzimin e daljes, shtetasi P. F., ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.