10 diteshi i dyte i janarit pritet te jete me temperatura te ullta dhe me reshje debore ne vendet malore.
Sinoptikania Lajda Porja eshte shprehur se nga dita e shtune pritetqe masat polare te depertojne ne vendin tone.
E shtuna do të ketë rënie me 2-3 gradë të temperaturave dhe nga vlerat mjaft të larta që kemi përjetuar pothuajse përgjatë gjithë javës deri në 18 apo 19 gradë, e shtuna do të ulë termometrin në 15 gradë.
Ditën e dielë parashikohet që temperaturat të pësojnë një rënie me 6 apo 7 gradë për shkak të masës së ftohtë. E diela do të jetë me reshje shiu dhe dëborë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, dëbora pritet që të zbresë deri pranë zonës së ulët, kryesisht në atë të Mbishkodrës.
Dita e dielë do të jetë ajo që do të bëjë ndryshimin drastik ku presin 6 deri në 7 gradë rënie për shkak të masës së ftohtë, e cila depërton në territorin shqiptar. Dita e dielë me reshje shiu dhe reshje të dendura dëbore pothuajse në të gjithë zonën veriore dhe veri-lindore dhe në zonat jug-lindore, rrebeshe shiu në pjesën tjetër të territorit. Parashikohet që reshjet e dëborës të zbresin deri pranë zonës së ulët, kryesisht në zonat e Mbishkodrës, megjithatë reshje më të pakëta do të ketë jugu i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ndryshim drastik duke filluar që nga dita e dielë dhe do të na shoqërojnë përgjatë gjithë javës ku termometri do të zbresë të paktën të dielën në -2 dhe maksimalet ditën e dielë do të jenë jo më shumë se 11 gradë. Reshjet e dëborës më të dendura parashikohen ditën e dielë dhe më të pakëta do të jenë gjatë ditës së shtunë. Nga dita e dielë dhe në vijim do të përjetojmë ditë tipike dimri.