I hodhën copa xhami në pije gruaja perfundon ne spital

Fatkeqësi për Agustina Gandolfo në Katar. Gruaja e futbollistit të Interit, Lautaro Martinez përfundoi në spital për shkak të një aksidenti fatkeq që ndodhi pas festës së kualifikimit në finalen e Botërorit të Argjentinës, ku luan bashkëshorti i saj.

Pasi shijoi suksesin e Albiceleste kundër Kroacisë në gjysmëfinale, në fakt modelja dhe blogerja 26-vjeçare kishte dalë me motrën dhe kunatin për Pazar në qendër të Dohas. Atje, në një moment vendosën të ndalojnë për të pirë diçka, por pikërisht kur iu shërbyen pijet e kërkuara, iu duhej të përballeshin me një surprizë të keqe.

Duke pirë, në fakt ata kuptuan se në të tria pijet kishte copa xhami. Të tre lajmëruan menjëherë sigurinë e klubit dhe më pas autoritetet e Katarit, të cilët megjithatë i zvogëluan përmasat e incidentit, madje akuzuan Augustinën dhe të tjerët se i kishin futur vetë ato copa xhami brenda pijeve të tyre.

Një akuzë që tërboi fare modelen, e cila njoftoi në Instagram se do të bëjë denoncim për atë që ndodhi: “Turp, e kemi gati ankesën dhe dëshmitarët në klub!” Megjithatë, pas këtij incidenti, të tre u dërguan në spital për të kryer kontrolle dhe për t’u siguruar që asnjëri prej tyre nuk kishte gëlltitur copa xhami, gjë që e bënë pasi kaluan pranë ambasadës argjentinase në Doha për të pyetur mbi funksionimin e sistemit shëndetësor në Katar.