Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

I keni hedhur shumë kripë gjellës? Ja si t’ia riktheni shijen

ë gjithëve na ka ndodhur që të gabojmë me sasinë e kripës gjatë gatimit. Por janë disa mënyra të thjeshta të cilat do t’u rikthejnë shijen gatimeve tuaja. Nuk keni sepse t’i hidhni në plehra pasi duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë…
Sheqeri

Nëse do gatuani supa apo pjata me përmbajtje salcash këshillohet shtimi i sheqerit. Tretni pak kokrra ne lëngun e gatimit dhe hidheni në të. Shija do jetë e mirë dhe kripa nuk do mbizotërojë.

Patatja

Kjo gjithashtu është një mënyrë fantastike për të larguar kripën e tepërt. Prisni disa rondele patatesh, vendosini në fund të enës me gjelle dhe lërini derisa ato te bëhen transparente. Pasi t’i hiqni do e kuptoni menjëherë ndryshimin.

Buka

Ashtu si me patatet, mjafton të futni disa copa buke në fundin e gatimit. Ajo do përthithë kripën e tepërt.

Uji

Për gatime me mish tek të cilat e keni tepruar me kripën do ju duhet të shtoni një sasi uji. Lëreni mishin të vlojë për disa minuta dhe më pas largojeni nga ena.