Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

I riu nga Shkodra gjen nënën e tij pas 20 vitesh, i bën surprizën e bukur në Shtëpinë e të Moshuarve

Ky është Ervis Vezi, një ri nga Shkodra i cili pas 20 vitesh arriti që të gjejë nënën e tij.

I riu shkodran u rrit jetim në shtëpinë e fëmijës 6-16 vjeç në Shkodër por asnjëherë nuk reshti duke kërkuar nënën e tij duke arritur që ta gjente pas 20 vitesh.

Prej një viti nëna e Ervisit ka ardhur nga Durrësi ku jetonte e vetme në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. 31 vjeçari i cili sot në 1 tetor ditën e të moshuarve i dërgoi një buqetë me lule nënës së tij për të cilën kujdeset çdo ditë tashmë tregon historinë e tij.

31 vjeçari thotë se nënën e tij e ka gjetur në një fshat të Durrësit në kushte ekstreme të jetesës ndërsa për tre vite u desh ta bindte që nëna e tij Fahrije Vezi 64 vjeçe të vinte në Shkodër në shtëpinë e të moshuarve.

Ervisi tregon se si ai jo vetëm se nuk e ka harruar aspak nënën e tij por përkundrazi vjen e përkujdeset për çdo ditë për të tek shtëpia e të moshuarve edhe pse aty janë gjitha kushtet.

Mungesa e prindërve rrëfen 31-vjeçari ka qenë e madhe gjatë gjithë jetës së tij por që nga momenti kur ka gjetur nënën përjeton një lumturi të madhe. Ai thotë se nuk i ka kërkuar asnjëherë nënës së tij që të dijë arsyen e braktisjes dhe i mjafton që sot janë bashkë.

31-vjeçari ka edhe një apel për të gjithë ata që kanë dërguar prindërit tek shtëpia e të moshuarve apo të afërmit e tyre dhe i kanë braktisur duke mos patur asnjë interes më për to.

Ervis Vezi dhe nëna e tij por përjetojnë tashmë dashurinë e pafundme mes një djali dhe nënës duke lënë në harresë të plotë faktin që për 20 vite me radhë nuk patën mundësi që t’i japin një përqafim njëri-tjetrit.