Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

I shoqi është me fat, dashurinë si të Aurelës ne e shohim në filma, ajo e jeton në realitet

ëngëtarja Aurela Gaçe ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj në instagram foto nga jeta e përditshme si nga ajo private ashtu dhe profesionale.

Këtë të premte me postimin e rradhës, Aurela i ka veshur instagramit të saj ngjyrat e dashurisë. Ajo ka shpërndarë një foto ku shfaqen duart e saja shtrënguar me duart e të shoqit, Skerdit. Këngëtarja e njohur rrallë herë bën deklarata dashurie në publik por është e ditur që njëherë që bëhen, nuk kanë të krahasuar.

Fotografinë e ëmbël, ku duket sikur me duart ashtu shtrënguar, mbajnë fort dashurinë e tyre për ta mbrojtur e për ta rritur, Aurela e ka shoqëruar me disa vargje, të një kënge kënduar shumë vite më parë. Kënga titullohet “Jetoj” dhe vargjet vijojnë si më poshtë:

-E dua, një dorë që t’a shtrëngoj , t’a mbaj në dorën time dhe të them se po jetoj !

Dedikimi i saj për të shoqin, bëhet akoma më i bukur kur thotë se vargjet e këngës e kanë marrë kuptimin me te, se më parë ajo se kishte kuptuar. Tanimë Aurela e ndjen çdo fjalë falë dashurisë që ka për Skerdin.

“Ne kohën kur e kendova, 18vjet te shkuara, mbase se kam kuptuar thelbin e vèrtetë te ketyre vargjeve . Sot ,po.”- ka vijuar Aurela.