Ija gjyshja e Besit tregon çfarë i kërkon Xhensila sa herë shkon në fshat te shpia e saj

Ajo eshte gjyshja më e famshme në rrjet dhe me e dashur per te gjithe, Ija ishte e ftuar në “E diell” dhe aty ka treguar se cfare kerkon Xhensila kur vjen ne fshat.

Ija tregoi gatimet e preferuara që i kërkon Xhensila sa herë shkon në shtëpinë e saj në fshat dhe ajo i shijon shume.

Gjyshja thote se Xhensilës i gatuan gjellë ndërsa mbesës, Ajkës i dërgon qumësht.
“Xhensila kërkon gjëra fshati, gjellën që bëjmë ne, me domate ose patate, djathin që bëjmë vetë, blejmë qumështin dhe djathin e bëjmë vetë ne, gjalpin e bëjmë vetë.

Kur qëllon qumështi i mirë, i çojmë dhe një kavanoz atyre, për Ajkën”, tregoi Ija.