Incidenti i këngëtarit shqiptar sapo Shqipëria hyri në finalen e Eurovisionit

Shqipëria arriti të hynte dje në finalen e Eurovision 2021, e prezantuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën ‘Karma’.

Ardit Çuni, që është pjesë e delegacionit shqiptar në Roterdam, në funksionin e menaxherit në një deklaratë për emisionin “Shqipëria Live” ka rrëfyer dhe një incident që i ka ndodhur në momentin që u komunikua se Shqipëria shkonte në finale.

“Pamë një kamerë të na afrohej, aty mendova se mund të ishim të parët. Emocionet ishin shumë të mëdha. Kam grisur pantallonat duke kërcyer nga gëzimi. Atë moment, kemi pasur mbështetjen e Zvicrën nga pas, u ngritën dhe ata në këmbë”.