Infektoheni me Covid ndërkohë që jeni me pushime? Ky eshte shteti qe ju paguan 3000 dollarë

Mbi 33 milion njerëz jetojnë në Uzbekistan, por me marrjen e shpejtë të masave, vetëm 19 vdekje u raportuan në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Në fakt është aq i sigurt, saqë vendi nisi fushatën “Udhëtimi i sigurt” i garantuar, i cili u ofron vizitorëve shumen prej 3,000 dollarësh nëse infektohen nga virusi, ndërsa udhëtojnë atje.

Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev nënshkroi dekretin të martën e kaluar, ndërkohë që 3,000 dollarë është kostoja e vlerësuar e kujdesit mjekësor për trajtimin e koronavirusit në vend.

Në mënyrë që të marrin 3,000 dollarët, udhëtarët duhet të eksplorojnë vendin me një udhëzues lokal.

Udhëzuesve turistikë lokalë dhe vendeve turistike do t’u kërkohet të marrin një çertifikim nga qeveria, që tregon se ata po ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe ato sanitare.

Megjithate deri më tani, vendi ka njoftuar se është i hapur për vizitorët nga vendet me rrezik të ulët, si Kina, Izraeli, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Ndersa vizitorëve nga Evropa u kërkohet të karantinohen për 14 ditë kur të mbërrijnë ne kete vend.