Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Infermierja Aurona Pelaj në gjendje të rëndë shëndetësore, flet i ati: Sot i mora një..

Babai i infermieres, Aurona Pelaj, e cila dhunoi të moshuarën në Shtëpinë e Plqeve “Orenda”, ka bërë me dije se vajza e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më tej ai është shprehur se kanë marrë edhe një avokat për rastin. Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme babai i infermieres i kërkoi falje familjes së të moshuarës dhe kërkoi që për vajzën e tij të veprojë drejtësia.

Ditën e sotme Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia i ka ndaluar për 48 orë.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, ndërsa në medie qarkulloi një video me pamje shqetësuese, ku infermierja Pelaj qëllonte të moshuarën dhe koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin.

Pas kësaj Policia arestoi 3 infermierët, ndërsa e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra. Bamirësi Halil Kastrati i siguroi asaj një vend strehimi në Shtëpinë e themeluar nga ai vetë “Jetimat e Ballkanit”.