Irma Libohova tregon të papriturën: U prish dasma, krushqit u zunë për PD dhe PS dhe ikën

Irma Libohova ka treguar se kur ka qenë në një dasmë si këngëtarja krushqit janë zënë për parti.
Featured image of article: Irma Libohova tregon të papriturën: U prish dasma, krushqit u zunë për PD-në dhe PS-në dhe ikën Irma Libohova

Tiranë- Këngëtarja Irma Libohova ka treguar në emisionin “Thumb” momentet e vështira teksa ka qenë në një dasmë.

Ajo shprehet se në dasmë kishte shkruar për të kënduar dhe gjatë saj krushqit filluan të zihen për shkak të partive.

Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli. Vjen krushqia. Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasmë për të bërë politikë. Këtu është qejf s’ka lidhje. Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste. Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqëve në pistë aty.

U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish. Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar.