Ish-vjehrri i Princ Lekës tregon te verteten se si ndodhi ngjarja mes princit

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e 5 marsit ku mesohet se Gjergj Zaharia, ish-vjehrri i Princ Lekës bashke me vajzen e tij jane grindur mes njeri-tjetrit me princ Leken.

Te dyja palet kane sulmuar njeri tjetrin dhe sipas Elia Zaharia ish-bashkëshortja e Princ Lekës ajo ka thene se princ Leka ka sulmuar babain e saj dhe e ka goditur.

Ndersa babain e Elia Zaharia eshte shprehur se:Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë

Elia Zogu: Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur.