Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ishte zhdukur prej ditesh, ja ku gjeti 16-vjeçarja familja

Eliza Tozaj, 16-vjeçarja nga Vlora, e cila humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti, është gjetur më në fund nga policia.

Mësohet se vajza ishte duke qëndruar në banesën e një të njohure të saj në Vlorë, pavarësisht se familja ishte në merak për të, dhe kishte nisur kërkimet.

Nëna e saj tregoi për mediat se Eliza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marrë dakordësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. Nëna e saj dyshonte tek djali me të cilin mesa duket adoleshentja kishte krijuar një raport.

“Vajza ishte lidhur me një djalë, që është shumë më i madh në moshë dhe prandaj ne nuk donim. Unë u konfliktova për këtë gjë me vajzën dhe mesa duket ajo u largua. Kjo është hera e dytë që vajza më ikën nga shtëpia. Të premten më 14 janar nuk u kthye në shtëpi, pas orarit të mësimit.

Ajo po vonohej dhe unë mora në telefon mësuesen kujdestare, e cila më tha se vajza kishte qenë në mësim dhe nuk kishte shfaqur probleme. Ajo kishte qenë e qetë dhe kishte zhvilluar mësimin normalisht.

Tek banesa e djalit nuk kemi shkuar, por e kemi pyetur ditën që vajza u largua më 14 janar. Ai djalë më tregoi disa nga mesazhet që kishte patur me Elizën, dhe ai është personi i fundit që kishte folur në orën 12 pak para se të zhdukej”, shprehej e ëma e vajzës.