Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ja kur mund te hapet transporti publik dhe a do të rritet çmimi i biletave perseri?

Prite qe ne muajin qershor te nis dhe transporti publik.

Por kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja u shpreh se:

“Konkret jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin, por diskutohet për ditët e fundit”.

Dhe ndërkohë që një urban që ishte 12 metra i gjatë kishte kapacitetin e 100 pasagjerëve, në këto kushte pandemie në të do të qarkullojnë jo më shumë se 25 ose 30 persona.

“Ne jemi munduar të adaptojmë ato protokolle sigurie që ka bërë edhe Evropa dhe Kosova. Në një mjet transporti publik nuk do qarkullojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë. Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30”.

Por a do të sjellë kjo një rritje të çmimit? Qosja u shpreh se janë kërkuar disa mënyra të tjera sesi ta bëjnë sektorin e transportit të mbijetojë në kushtet e krizës, pa rritur çmimin.

“Të vetmen gjë që nuk e kemi kërkuar është rritja e çmimit. Sepse edhe po të rritet çmimi nuk do mund ta kompensojë dot humbjen që ne do gjenerojmë nëse dalim në punë si normalisht. Sepse të transportosh 30% të kapacitetit do të thotë që është humbje çdo ditë. Kështu që ne kemi kërkuar disa mënyra të tjera për të bërë që ky shërbimi të mbijetojë”.