Ja si te mbani larg mizat dhe mushkonjat vetëm me llumin e kafes dhe gjethe dafine

Në ditët e nxehta të verës mizat dhe mushkonja apo edhe insekte të tjera janë pushtuesit më të mëdhenj të shtëpive tona.

Edhe pse këto 2 përbërës mund të duken të parëndësishëm në kuzhinë, mizat dhe mushkonjat nuk durojnë dot aromat e gjetheve të dafinës dhe llumit të kafesë.
Mushkonjat dhe insektet largohen nga kimikatet që gjenden tek llumi i kafes dhe u bllokohet nuhatja. Ndërsa gjethet e dafinës, kanë një aromë që mizat e urrejnë.

Metodat për mbajtjen larg të insekteve:

Mbetjet e kafes, nëse i le në një sipërfaqe ku mund të thahet, aroma e lëshuar do t`i mbaj larg insektet. Gjithashtu më e mira do ishte tek vendet e errëta apo aty ku mund të futen insektet zakonisht.

Gjethet e dafinës e freskët apo e tharë duhet vendosur pranë çdo hapjeje dritareje ose dyersh. Për rezultatet më të mira në largimin e mizave, përdorni gjethe të freskëta dafine. Vajrat dhe aroma e tyre natyrale janë mjaft efektive. Ndërsa për të bërë një tym që mban larg mushkonjat dhe mizat, digjni ngadalë disa gjethe dafine të thara, ashtu si llumi i kafes dhe sigurohuni që të ketë ventilim të mjaftueshëm për të mos dëmtuar askënd.

Provojini edhe ju dhe shkruani si ju duken rezultatet. SHIKO.NEWS