Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ngrënia e një bananeje jeshile çdo ditë mund të shmangë kete lloj kanceri

Të gjithëve na pëlqejnë bananet e ëmbla e të pjekura mirë por nëse do t`i referohemi një studimi të kohëve të fundit kjo lloj banane nuk është më e mira për shëndetin tonë.

Bananet jeshile janë të forta në kafshim dhe pa shije, pasi kanë në përbërje niseshte rezistente – në formë karbohidrati – që mund të gjendet edhe në drithëra, tërshërë, fasule dhe madje mund të merret në formë pluhuri.

Sipas një studimi të ri, është më mirë të hani çdo ditë një banane jeshile të papjekur pasi largon një lloj kanceri.

Më saktësisht hulumtimet treguan se efekti mbrojtës ishte veçanërisht i fortë për kanceret e të rrugëve të sipërme gastrointestinale, duke përfshirë kancerin e stomakut, ezofagut, traktit biliar, duodenit dhe pankreasit, të cilat shpesh mund të jenë të vështira për t’u zbuluar.

Eksperti në ushqimin e njerëzve në Universitetin e Newcastle, profesor John Mathers tha: “Ne zbuluam se niseshteja rezistente në bananet jeshile redukton një sërë kanceresh me më shumë se 60%. Efekti ishte më i dukshëm në pjesën e sipërme të zorrëve.’ Megjithatë, kjo ka nevojë për hulumtime të mëtejshme.”

Mendohet se pjesa më e madhe kanë gjendjen gjenetike njohur si Sindroma Lynch, e cila rrit rrezikun e shumë llojeve të kancerit, veçanërisht të zorrës së trashë dhe rektumit.

Ja cilat janë simptomat e sindromës Lynch që njerëzit mund të përjetojnë:

Kanceri të zorrës së trashë para moshës 50 vjeçare

Një histori personale e më shumë se një lloj kanceri

Kanceri endometrial në mitër para moshës 50 vjeç

Një histori familjare kancerogjene para moshës 50 vjeç

Një histori familjare e kancereve të tjera të shkaktuara nga sindroma Lynch, përfshijnë kancerin e stomakut, kancerin ovarian, kancerin e veshkave, kancerin e pankreasit, kancerin e fshikëzës, kancerin e ureterit, kancerin e zorrëve të vogla, kancerin e trurit, kancerin e fshikëzës së tëmthit, kancerin e kanalit biliar si edhe kancerin e lëkurës. shiko.news