Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ja si te pregatisni biskotat me gjalp: Receta nga Linda Fishta qe do t’iu bej te lepini gishtat

Nga LINDA FISHTA:

Koha e përgatitjes – 30 minuta bashkë me pjekjen.

PËRBËRËSIT: 120 g miell orizi, 30 g miell misri i bluar imët, 80 g gjalpë i butë në temperaturë ambienti, 100 g arra të qëruara, të grira në thërrime ose lajthi, 50 g bajame të qëruara, 40 g mjaltë, 1 vezë, 70 g sheqer kaf, 1 limon organik, 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira, një majë thi ke kripë.

PËRGATITJA: Grijmë në mikser arrat me një lugë miell orizi, derisa të bëhen thërrime. Në një tas, përziejmë me lugë druri miellin e orizit që na ka mbetur, me miellin e misrit, sodën që e hedhim me sitë, arrat e grira, sheqerin, gjalpin, mjaltin, vezën të rrahur më parë me pirun, lëkurën e grirë të limonit dhe një majë thike kripë.

I përziejmë më pas me dorë, derisa të përftojmë një brumë që nuk ngjit. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta. Pas kësaj kohe nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe me dorë bëjmë topa të vegjël sa një kokërr arre.

I vendosim në tavë me letër furre dhe me duar të lagura i shtypim, për t’i bërë më të sheshta. Sipër u vendosim nga një bajame sipas dëshirës. I pjekim për rreth 15 minuta në furrën e ngrohur më parë në 180° C ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë të artë.

Kur janë të nxehta, janë shumë delikate, prandaj, kur të jenë ftohur, i heqim nga tava me ndihmën e një aksesori të sheshtë.