Jonida Vokshi, aktore dhe prezantuese, dikur imazh për shumë vite i Digitalb në periudhën e artë, do të jetë bashkëprezantuese me partnerin kosovar Alaudin Hamiti në BB VIP.
Do të befasoheni nga ndryshimi që ka bërë Jonida Vokshi – Bota Sot
Lajmin e bën të ditur vetë faqja zyrtare e BB VIP Kosova. Pavarësisht konkurrencës që programi mund të ketë me formatin në Shqipëri, raportet mes produksionit të secilit duket shumë i mirë.
Madje, Arbana Osmani që ka prezantuar “Big Brother” edhe në versionin klasik në vendin tonë nuk ka ngurruar t’i lëjë një koment Jonidës. Krah postimit të saj në Instagram, Arbana shkruan: “Suksese, zemër” teksa i ka dërguar edhe një përqafim.