Askush nuk guxonte t’i gatuante, këto janë 3 ushqimet që mbretëresha Elizabeth nuk i hante kurrë

Ajo e dine mirë se çfarë donte. Edhe kur vjen puna te kuzhina e Buckingham Palace, rregullat bëheshin më të forta. Mania e mbretëreshës Elizabeth shkonte deri aty sa, nëse ia shërbenin kekun a tostin e pasdites me cepa e jo në formë të rrumbullakët, e interpretonte sikur dikush donte t’i zinte vendin. Kishte edhe diçka tjetër të ndaluar rreptësisht në kuzhinën e saj: aty nuk kishte kurrë hudhra. Është bërë aq i njohur ky fakt sa që e dijnë edhe miqtë e ftuar. Asgjë, asnjëherë, nuk kishte aromë hudhre.

Dieta e saj rigoroze përjashtonte gjithashtu nga menuja e darkës orizin, makaronat dhe patatet. Kur kishte të ftuar, sigurisht që këta përbërës nuk mungonin, por kur darkonte vetëm nuk i servirej asgjë me bazë karbohidratesh.

Ama, edhe sovrania Elizabeth kishte dobësitë e saj. Nuk i rezistonte dot çokollatës, sidomos musit të çokollatës. Frutat e freskëta që pëlqente më shumë ishin mangot, pjeshkat dhe luleshtrydhet, të gjitha këto të rritura në kopshtet e kështjellës.