Ju kujtohet Ragni te Bidaai? Nuk do ta njihni me pamjen që ka sot

0
70

Kanë kaluar vite që nga transmetimi i serialit të parë indian në Shqipëri, “Bidaai” i cili theu rekord shikueshmërie në TV Klan dhe historia e të cilit fliste për dy motra, Sadnën dhe Ragnin.

Për Sadnën dhe jetën e saj është folur shpeshherë ndërsa Ragni është më e rezervuar si personazh publik. Sot aktorja Parul Chauhan është 31 vjeç dhe ka ndryshuar shumë pas kaq shumë vitesh.

Në fotot e postuara së fundmi Ragni thuajse nuk njihet fare megjithatë tiparet e bukura janë aty.

Aktorja vazhdon profesionin e saj si aktore në serialet më të rinj indian.

Sa i përket jetës private vitin e kaluar ajo i dha fund beqarisë duke u martuar./Xing.al