Ka 8 vjet qe shteti nuk po i jep pensionin, Jorgo Papingji i perlotur shprehet: Ju lutem me tregoni …

Autori i shume teksteve muzikore dhe i nderuar me titullin “Mjeshtri i madh”, Jorgo Papingji ka me shume se 8 vjet qe nuk po e merr pensionin e merituar.

Gjate nje interviste Jorgo ka thene se kjo ceshtje eshte si nje lloj pengu i jetes se tij qe askush nuk i ka shpjeguar atij se cfare behet me pensionin e tij te vecante ne keto 8 vjet .

Ai shprehet se edhe kur qellon qe duke biseduar t`u thote njerezve qe ai nuk e ka marre pensionin te gjithe ngelin te habitur.

Me tej shton se ‘une nuk e besoj se merret pensioni pas vdejes pasi ne kete moshe qe jam tashme duhet ta kisha marr’.

Ndonese ka shume raste te tilla pensionistesh me problem pensioni, por duket ne fakt e pabesueshme qe nje mjeshter me titull te tille te larte te lihet ne harrese midis letrash institucionesh.

Keshtu gjate mbylljes se intervistes ai githashtu nuk harroi te bente edhe nje thirrje per ata qe i dine keto procedura e ndoshta jane ne dijeni per keto lloj rastesh.

Ai u shpreh:
“I lutem kujdo që e ka në dorë këtë punë, të më sqarojë çfarë duhet të bëj unë akoma, që të arrij të marr pensionin tim”.