Kabuni kruje.Recet e vjeter tradicionale

Kabuni kruje

Përbërësit:
1 kg lëng nga qafa e dashit
500 gr oriz
1 kg sheqer
300 gr mish nga qafa e dashit
200 gr rrush të thatë
200 gr arra
50 gr gjalpë
Kanellë

Përgatitja:
Në një tigan me sipërfaqe të madhe hedhim fillimisht gjalpin, pastaj orizin. I lëmë të skuqen pak. Hedhim mishin e qafës së dashit që e lëmë për pak minuta të kavërdiset. Shtojmë lëngun e mishit dhe i lëmë të ziejnë mirë duke provuar shpeshherë orizin. Shtojmë sheqerin pas reth 1 orë e gjysmë, rrushin e thatë, arrat dhe në fund fare, pasi përbërja ka arritur konsistencën e duhur shtojmë kanellë. Këshillohet që pjata të serviret e vakët.