Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kadaif role me petë bakllavaje. Ç’të hash!

Ky lloj kadaifi do t’ju rikthejë dhe një herë në kohën e festave ku gjithçka shijohej në maksimum, ndaj blini pak kadaif, pak peta bakllavaje dhe gatuajeni këto ditë.Përbërësit:

250 gr kadaif
200 gr lajthi (ose arra të copëtuara)
200 gr gjalpë
12 petë të gatshme (bakllavaje)
Për shurupin:

2 gota sheqer
1 lugë çaji lëng limoni
3 gota ujë
1 lugë çaji kanellë (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Copëtoni kadaifin dhe shtoni mbi të lajthitë e grira imët (ose arrat) dhe përziejini që të kombinohen.
Hapni dy petë bakllavaje dhe shtoni mbi sipërfaqen e tyre kadaifin. Mbështilleni në formë roleje dhe prejini në copa mesatare.
Ndiqni të njëjtën procedurë edhe me petët e tjera dhe më pas renditini në një enë për pjekje. Shkrini gjalpin dhe hidheni mbi to.
Vendosini në furrë të piqen në temperaturën 150 gradë Celcius, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.
Ndërkohë, shtoni në një tenxhere ujin, sheqerin, lëngun e limonit dhe kanellën për shije dhe aromë më të mirë.
Lëreni të ziejë për rreth 30 minuta dhe largojeni shurupin nga zjarri. Më pas, largojini nga furra dhe dhe hidhni mbi të shurupin e përgatitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *