‘Kam ardhur nga debulesa për ty’, Eni Çobani: Po e dëgjoj për herë të parë, jam pak e cuditur

“E diela shqiptare” përzgjodhi për të ritransmetuar rastin e Englantinës dhe Nikut në rubrikën “Shihemi në gjyq”.
Englantina ftoi mikun e saj Nikun, më 24 Shtator të këtij viti, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” për ta bindur që ta ndihmojë në rrugën e saj për të fituar mëmësinë ndaj vajzës, të cilën ishte detyruar ta braktiste në vitin 1991.

Por duket se Niku është bezdisur nga disa veprime të Englantinës dhe shprehet se nuk është më shoku i saj. Ai deklaroi se kishte pranuar pjesëmarrjen në këtë seancë ndërmjetësimi vetëm falë “debulesës” që kishte ndaj juristes Eni Çobani.

Zonja Eni ka shumë adhurues në të gjithë vendin, falë popullaritetit të madh që ka fituar nga paraqitjet në “Shihemi në Gjyq”, por duket se edhe ajo është zënë e papërgatitur nga deklarata e Nikut.

Englantina: E kam sjellë Nikun se e kam shok, mik.
Niku: Të lutem shumë, unë nuk jam shoku yt, rrugët tona janë ndarë kohë më përpara, nuk mund të mbaj përgjegjësi për çdo gjë që ti thua dhe për çdo ankesë që ti ke… Unë nuk jam Zoti në këtë vend që të mbroj ty në çdo kohë, të lutem shumë, për këtë pjesë nuk mund të duroj më.

E.Çobani: Pra, ju shqetëson fakti se ajo ju thërret shok, Niku?

Niku: Më shqetëson fakti se ajo ka shumë besim tek unë dhe unë nuk mund t’ia shpërblej dot atë gjë.

E.Çobani: Megjithatë ju një hap të besimit tuaj e bëtë, se erdhët sot në këtë studio.

Niku: Unë këtu në këtë studio jam më shumë nga debulesa që kam për ty dhe domethënë nga kjo gjë unë jam këtu në këtë studio.

E.Çobani: Unë të falënderoj për respektin. Unë po e dëgjoj për herë të parë dhe të them të drejtën jam pak e shokuar. Por ideja është që Niku, dashuritë që mund të keni kundrejt figurave të ndryshme mediatike… besoj që nuk do të jetë vetëm kjo arsyeja që ju erdhët, se mua mund të më takonit edhe në një vend apo në zyrën time, nuk ka asnjë problem, por kemi ardhur sot për Englantinën dhe do të doja ta dëgjonim sot atë me vëmendje.

U skuqa një çikë unë nga kjo deklarata e Nikut.

A.Gjebrea: Unë u bëra pak xheloz të them të vërtetën.

Niku refuzon shoqërinë me Englantinën sepse nuk i kanë pëlqyer shumë veprime të saj dhe kryesisht fakti që ka braktisur të bijën.

Niku – Pse e ke fshehur ajzën nga unë gjatë gjithë kësaj kohe që jemi njohur bashkë?

Englantina – Unë në vitin 1991 e kam braktisur vajzën…
Niku – A mund të jetë një nënë shembullore që braktisë vajzën e saj?

Englantina – Unë kam patur arsye që e kam braktisur …
Niku – Çfarëdo lloj arsye që ke patur, nuk mund ta pranoj që një nënë të braktisë një fëmijë.

Niku mohon shoqërinë e tyre dhe shprehet se është ndier shumë i bezdisur nga këmbëngulja e Englantinës për ta ndihmuar. Ai rrëfen gjithashtu se nuk e ka besuar historinë e Englantinës sepse i dukej një përrallë pa dëshmitarë. rrëfen se nuk e ka besuar historinë e Englantinës sepse i dukej një përrallë pa dëshmitarë.

Niku – Çfarë njohje mund të jetë, kur ne thjesht kemi pirë vetëm një kafe dhe lekët i kam paguar unë nga xhepi im.
Çobani – Niku, pse je kaq i acaruar me Englantinën? Çfarë të ka shqetësuar? Jeta e saj, dëshmia e saj se është pak traumatike? Jo çdo mashkull do ta pranonte miqësinë e një femre.

Niku – Unë do ta quaja një dramë që ka ndodhur në jetën e saj. Më vjen shumë keq për këtë pjesë, por unë nuk mund të bëj dot më gjë për të.

Jam lodhur nga të gjitha gjërat që ma ka thënë e kërkuar! Unë nuk mund t’i ofroj gjë tjetër …
E. Çobani – Pse, ju ka kërkuar ndonjë gjë tjetër përveç miqësisë?

Niku – Imagjino, në rrjetet sociale nuk më bëhej që të hyja sepse gjatë gjithë kohës shikoja që Englantina më kishte shkruajtur. Kjo më thoshte mua gjej një avokat, kur e kishte gjetur vetë të gjitha, kërkonte përgjegjësi nga unë. Si mund të kërkojë përgjegjësi nga unë, kur ishte diçka që nuk e kisha unë në dorë. Miqësi i thënçin se unë 2-3 herë e kam takuar.

Englantina – Unë të kërkova ndihmë për vajzën, asgjë tjetër nuk doja!

Niku – Jeta e kësaj është një roman i tërë dhe është e vështirë për t’u kuptuar nëse e ka reale atë që thotë.
E. Çobani

Ju dyshoni edhe për vërtetësinë e fjalëve të saj?
Niku – Nuk mund të them se dyshoj, por kjo vetëm ankohet gjatë gjithë kohës. Askush nuk e njeh të kaluarën e saj dhe mua më duket sikur po lexoj një libër.

Nuk e di sesi ti ke nerva dhe durim që të ka falur Zoti që të merresh me këta njerëz!

E. Çobani – Unë e kam marr përsipër këtë mision dhe detyrimisht më bie që t’i besoj njerëzit. Unë marr të mirëqenë atë që më thonë, për më tepër kur marrin kurajon dhe vijnë në publik.
I kam dhënë vendin grave shqiptare që të vijnë të reagojnë. Nuk duhet të dyshojmë, por duhet që të besojmë që të shkojmë drejt një zgjidhje të problematikave të këtij vendi!

Englantina tregon se të afërmit e saj e cilësonin vajzën e saj “budallaçkë” dhe nuk donin që ta mbështesnin për të fituar kujdestarinë e saj.

Englantina – Ai është evlati im, bija ime. Si mund ta lej unë vajzën? E kam lënë gjithë këto vite, por ajo ka nevojë për mua! Hapa seanca gjyqësore, nuk kam lënë derë pa trokitur, por e keqja ime ishte që unë rashë në avokat pa licence, në avokat mashtrues.
Niku – Avokatët që kjo kishte gjetur, e shikonin vetëm si bankomat për t’i marrë paratë. Për asgjë tjetër nuk kanë shërbyer ato avokatë! Pse nuk më besove mua që në fillim, që ta gjeja unë? Duhej të më besonte deri në fund! Kjo deshte t’i mbaronte punët për 2-3 ditë!

Niku shprehet se ekzistencën e vajzës së Englantinës e ka mësuar shumë vonë, pasi kjo e fundit kishte nisur seancat gjyqësore për të fituar kujdestarinë.

Niku – Kur është rikthyer çështja në Shkallën e Parë kam marrë vesh që kjo paska patur një vajzë dhe që e ka braktisur për 20 vite.
Englantina – Ti e more vesh që e kisha vajzën dhe të kërkova ndihmë për një avokat, pavarësisht se unë u mashtrova nga avokati që kisha.
Niku – Nuk të besoja. Më dukeshe gënjeshtare! Më dukej gjithë jeta jote një trillim, një përrallë, një roman!
E. Çobani – Kërkoj kujdes nga ju se nuk mund t’i thuash një njeriu që gënjen kur ju nuk keni argumente për ta hedhur poshtë fjalën e saj.
Niku – Asnjëherë nuk kam patur besim te zgjedhjet që kjo ka bërë.

Englantina i lutet Nikut që sëbashku me juristen Çobani ta ndihmojnë në çështjen e Xhensildës.

Niku – Nëqoftëse Eni Çobani merr përsipër që t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund, unë dua që Egla të mos më shqetësojë më aq shumë, por të rrijë e qetë dhe më këmbë në tokë. Kam edhe unë familje, kam edhe unë punën time. Të lutem, ji pak e rezervuar!

Në këtë seancë ndërmjetësimi juristja Eni Çobani mori përsipër të ndjekë çështjen e kujdestarisë së Xhensildës dhe Niku premtoi që do ta ndihmojë