Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Kam gruan për të lindur…”, nuk do ta besoni sjelljen e policëve në Elbasan

Një ngjarje cuditshme ka ndodhur në Elbasan para disa kohesh, një burrë i cili ishte nisur me urgjencë nga Elbasani drejt Tiranës, për shkak se bashkëshortja e tij ndodhej në gjendje aspak të mirë shëndetësore, e ardhur kjo si pasojë e shtatzënisë, është ndaluar nga policia.

Blutë e Elbasanit i kanë marrë patentën dhe e kanë ndaluar shoferin me preteksin e udhëtimit mbi normat e lejuara të shpejtësisë.

Ai është justifikuar se ka bashkëshorten shtatzënë dhe se mjekët në Elbasan nuk ia merrnin përsipër, ndaj është nisur me shpejtësi për në Tiranë, shkruan JOQ.

Reagimi i policëve nuk ka të bëjë aspak me atë njerëzor, duke futur ndjenjat në mes, por profesional. Në fund të fundit, po zbatojnë rregulloren dhe ligjin. Por, a duhen marrë parasysh të tilla raste emergjente?

“I morën patentën për kalim të shpejtësisë së lejuar. Ndërkohë vëllai i thotë që jam me urgjence se kam nusen duke lindur. Nuk i kthejnë përgjigje fare.

I heqin patentën. Do dalësh në komision i thanë, ndërkohë që nusja është në operim për të lindur se kishte probleme me pozicionimin e fëmijës, në Elbasan ”, – tregon vëllai i shoferit. /