Kaq e kishte dhe i ftohti/ Ja si pritet të jetë moti në ditët që do të vijnë

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë territorin e Shqipërisë ku pritet qe të kemi kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.