Karantinë gjeografike apo totale? Komiteti i Ekspertëve propozon një orar të ri për mbylljen

Komiteti i Eksperteve vetem disa dite me pare kane raportuar se njekohesisht me mbylljen e universiteteve do te kete masa kufizuese ne disa zona te kryeqytetit duke permendur ketu ish-bllokun.

Keshtu qe mendohet se do te shtohen masat kufizuese ne zona te tilla te caktuara si me te nxehta dhe do te shtrengohen shume edhe mbylljet.

Lidhur me kete ka folur Eugena Tomini si anetare e Komitetit te Eksperteve duke thene :
“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara si edhe humbjet e jeteve, dhe me këtë nivel pozitiviteti e transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësojë për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që, edhe pse e kalojnë lehtë, janë transmetues të gjeneratave”.

Por me tej Tomini tha se edhe jane duke vleresuar per te gjitha opsionet e karantines qofte gjeografike apo totale ne mbyllje orare te caktuara.

rt

“Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivitet të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç”

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për COVID-19 për të mos rikthyer studentët në auditore, por mësimi të zhvillohet online, behet e ditur se përveç kufizimit të orarit të aktivitetit pas orës 22:00, një tjetër opsion mbetet edhe kufizimi i aktivitetit të bareve pas orës 20:00.