Kejvina cudit te gjithe. Njeriu qe me ka dash me shume ne ate shtepi ishte Luizi

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella ishte shumë e komentuar gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.

Ajo u skualifikua nga loja e BBVA pas dhunës fizike ndaj këngëtarit shkodran Luiz Ejlli.

Pas daljes së saj ajo ka reaguar sërish publikisht përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Instagram”.

Pas i kërkoi pak javë më parë falje fansave, dhe veçanërisht të atyre të Luizit, tashmë Kejvina thotë se dëshiron të nisë gjithçka nga fillimi, duke i kërkuar falje Luizit, atë që ajo e cilëson si njeriun e vetëm që e ka dashur në atë shtëpi.

“Kejvina e Big Brother Vip dhe Kejvina e jetës reale. Sa herë më duhet të flas për veten, e bëj gjithmonë me auto-ironi dhe kurrë asnjëherë me pompozitet dhe me mendimin e të qenit një njeri i rëndësishëm.

Nuk është e rëndësishme për mua fama se sa njerëzorja; nuk është i rëndësishëm viraliteti i një videoje se sa një veprim mirësie i bërë edhe pa e ditur kush, po duke goditur në zemrat e atyre që më kuptojnë, mirëkuptojnë dhe këto ditë kanë qenë të shumtë.

Jo që nga dalja ime nga BB Vip, por pas furtunës e stuhisë që m’u desh të përballoj.

Por dua ta nis nga fillimi, këtë sqarim për një temë që do më shoqërojë gjatë në memorien time dhe në atë të të gjithë shqiptarëve.