Keni plane të shpejta për të shkuar drejt Italisë? Kujdes, të gjithë udhëtarët duhet ta lexojnë patjetër këtë

Në Itali sindikatat e transportit ajror kanë paralajmëruar sërish greva dhe shumë fluturime janë anuluar.

Nga protestat do të preken edhe fluturimet nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas, pasi priten anulime dhe vonesa fluturimesh.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar përmes një njoftimi i bën apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Për këtë arsye u bëjnë thirrje të kontrollojnë oraret e udhëtimeve me kompanitë ku kanë rezervuar biletat.

“Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulllimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj.”, thuhet në njoftim.