Kerkoi ndihme por askush se cau koken per te. Gjendet e pa jete 60 vjecarja ne Elbasan

Një e moshuar është gjendur e pajetë në banesën e saj në Elbasan.

Ajo është e identifikuar si Dashamira Dokle 60 vjeç.

Sipas raportimeve e moshuara jetonte në kushte të këqija ekonomike në lagjen “Kala”.

Shtëpia ku prej vitesh 60- vjeçarja jetonte ishte e rrënuar dhe e prishur nga tërmeti, ndërsa autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë për të përballuar kushtet e mjerueshme në të cilën jetonte.

60- vjeçarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe prej kohësh lutej për ndihmë.

Madje ajoi apeloi edhe në media që ta ndihmonin, por askush se dëgjoi.

Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e humbjes së jetës së 60-vjeçares.