Kiara bie papritur në tokë, shkon menjëherë ambulanca ne BBV

0
715

Tiranë- Ngjarje e papritur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.

Nga pamjet që janë transemtuar live shihet se moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë, teksa ishte duke ecur ajo është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot nga dhimbjet.

Menjëherë Vëllai i Madh i urdhëroi banorët që të mos ta lëvizin moderatoren pasi një ekip me mjekë po shkon drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, teksa Kiara nuk kishte asgje alarmante dhe për tu shqetësuar.

Janë vajzat Mikela dhe Tea ato të cilat po i qëndrojnë mbi kokë dhe sigurisht dhe Luizi i cili menjëherë ka shkuar drejt dhomës së gjumit për të marrë një jastëk për t’ja vendosur.

Gjendja e moderatores tashmë është shumë e mirë.